“E detyroi varfëria”- Brenda banesës ku jetonte 48-vjeçari, flet fqinji që e gjeti të varur në pemë: Edhe ndihmën ekonomike ia hoqën

Aug 10, 2022 | 13:07
SHPËRNDAJE

Fatos Çollaku jetonte në varfëri ekstreme së bashku me motrën e tij. Gjendja e rëndë ekonomike dyshohet se e “detyroi” 48 vjeçarin të ndërmerrte aktin ekstrem duke i dhënë fund jetës.

Fatos Çollaku u gjet nga një fqinj i tij i varur me litar në një pemë pranë banesës ku jetonte. Fqinji tha për mediat se ai s‘kishte dhënë asnjë shenjë që do i jepte fund jetës, por e ndërmori aktin për shkak të varfërisë ku jetonte.

Fqinjët treguan se të ndjerit i kishin prerë dritat dhe ujin për shkak se s’kishte mundësi t’i paguante, ndërsa jetonte me ndihmë ekonomike prej 30 mijë lekësh, por edhe atë ia kishin hequr.

“E gjeta unë të varur, rreth orës 6:30. S’ka dhënë asnjë shenjë, e bëri nga varfëria ekstreme. Shikohet s’ka nevojë për koment. Dritat i kishte me ndërprerje, vinin një grup ia lidhnin, pastaj të tjerë ia prisnin. Herë ka pasur drita, herë jo. Jetonim me ndihmë ekonomike, edhe atë ia hoqën”, tha një nga fqinjët.

Ndërsa një tjetër tha: “I hoqën edhe ujin, se nuk i kishte paguar. Me ndërprerje i vinin dritat, s’kishte mundësi t’i paguante. Mbrëmë drita nuk kishte, zonja rrinte jashtë se s’kishte drita brenda.”

Në pamjet e siguruara nga “Panorama” brenda banesës ku jetonte 48-vjeçari shihet gjendja e mjerueshme në të cilën ndodhej.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura