E denoncoi ish-bashkëshortja, dalin detaje nga arrestimi i ish-futbollistit të Kombëtares

Mar 27, 2020 | 12:20
SHPËRNDAJE

Policia ka dhene sot detaje nga arrestimi i Klodian Duros, ish futbollistit te Kombetares.duro

Ne njoftimin zyrtar, policia ben me dije se ai eshte arrestuar pasi ka thyer urdhin e mbrojtes qe i ishte vendosur ish gruas se tij, e ka dhunuar fizikisht dhe e ka perndjekur.

NJOFTIMI

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin Nr.2 është arrestuar në flagrancë shtetasi ;

•K.D., 43 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi, duke thyer urdhrin e mbrojtjes e marrë nga ish-bashkëshortja e këtij shtetasi, ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj si edhe e ka përndjekur në menyrë të vazhdueshme .

Materialet proceduriale u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë për veprat penale “Dhuna në familje”, “Përndjekja” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimet e gjykatës”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura