E dashura e Izet Haxhisë: Shumë kërcënime, nëse më ndodh gjë mua, Izetit ose fëmijëve, fajtori është “vëllai i ngushtë”

Aug 23, 2018 | 22:58
SHPËRNDAJE

Erjona, e dashura e Izet Haxhisë shprehet se është kërcënuar. Deklarata vjen pas një intervistë të saj, publikuar këtë të enjte. Në një shënim në faqen në Facebook të partnerit të saj, i cili ndodhet në burg pas ekstradimit nga Turqia, ajo shprehet se ka frikë për jetën e saj dhe atë të fëmijëve.

“Shume zhurrme, kercitje dhembesh sot…shume perplasje dyersh te terbuara… shume kercenime… shume monstruozitet, shume vrer e helm..”, shprehet Erjona në një shënim në rrjetet sociale.

Erjona

“Po ju nuk njihni as dhimbje, as dashuri, as llogjike.. Vetem nje shtellunge te zeze urrejtjeje , me te cilin felliqni vendin tone, plànetin, energjine, universin… Vetem te keqen, vetem ànti-dashurine, vetem djallin…! Fitoni duke kercenuar femije 6 e 2 vjeç… fitoni duke mohuar edhe gjakun tuaj, fitoni, sepse njerez si une e plot te tjere si une, nuk kane instiktin e te kthyerit me urrejtje, urrejtjes! Mund te debatoj, te zihem, te jem kokemushke dhe luftarake…Por kurre nuk do behem pjese e djallit, i cili eshte i vetmi qe te mbush me urrejtje! Une dhe Izeti kemi vetem”, shton ajo, e më tej akuzon një person që e quan “miku dhe vellai i ngushte”.

“Mos u beni naive, s’jane aspak ata qe mendoni ju , o miq te mire! Joooo… Shkaterrimi yne erdhi nga brenda, nga miku i ngushte ,, nga vellai..  Une nuk kam rendesi, por femijet dhe Izetin lereni te qete, o monstra te ndyra mashtruesish!!! Dhe nese me ndodh gje, mua, Izetit apo femijeve, nuk do jete Sala ( qe ka boll krime te tjera) fajtori por, miku dhe vellai i ngushte”.

“Dashuria vret djallin, ndaj ai luftoi deri ne fund…! Une nuk mundem me… Jeta ime nuk ka piké e rendesise.. Por per Izetin eshte fundi edhe i jetes se rik…. Ndaj, ndaj, ndaj… ju pergjerohem: Qendrojini afer Izetit, dhe ruajeni nga ata qe mendoni se i ka bashkeluftetare te kauzes se tij!!! Zoti e di se sa ne mekat hyne me ne te dy, me femijet e mi, dhe me te gjithe ju, duke i kercenuar gjene me te shtrenjte qe kishte ne bote, dashurine! Turpi eshte pak…. nuk do kete pasqyre qe t ju reflektoje tjeter forme, perveç se asaj te djallit dhe demoneve te tij!  Zot, ndihmoje dashurine time!!! Mbroje!  Dhe qetesoja plaget..”, e mbyll shënimin e saj Erjona.

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura