E dashura e Armando Sadikut? Ja çfarë thotë vajza e Tramezanit

Jun 23, 2016 | 11:21
SHPËRNDAJE

Reagimit të Armando Sadikut rreth thashethemeve të përhapura për një lidhje mes tij dhe vajzës së Paolo Tramezanit, i janë shtuar edhe fjalët e vetë zëvendëstrajnerit të përfaqësueses shqiptare dhe “protagonistes” së zërave.

paoloi-dhe-desire-640x470

“Unë jam shumë mirë, përveç rezultateve të sotme që na eliminojnë. Por, mbetet ky gëzim i madh për atë që ishte gjithë kjo eksperiencë dhe gjithë atë që bënë djemtë. Por, e di për atë që është shkruar apo të paktën më thanë për Dezin dhe Armando Sadikun. Është e panevojshme të të them se nuk është absolutisht e vërtetë. Kjo gjë më mërziti shumë. Dhe i vjen shumë keq dhe Dezit. Pra, nëse është mundësia të sqarohet, do të doja shumë”, theksoi Tramezani për newsport.al.

Edhe bashkëshortja e tij, Albena Petrova, e cila punon në një nga agjencitë më të njohura të modës në Milano dhe në Bullgari, e ka cilësuar nj skandal atë që ka ndodhur këto ditë.

“Këto janë fjalë pa lidhje. Është skandal diçka e tillë. Jemi shumë të mërzitura për atë që është publikuar”.

Vetë Dezire ka pranuar se për të, kjo situatë ka krijuar disa probleme. “Ka qenë vetëm një foto miqsh e postuar në Instagram. Unë jam tifoze me Shqipërinë. Jam e fejuar dhe kjo çështje më ka hapur jo pak punë”, tha ajo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura