“E dashura dëshiron të abortojë fëmijën, por unë dua që ta mbajë”, 27-vjeçari rrëfen: Çdo gjë po shkonte mirë derisa …

Jan 24, 2020 | 13:57
SHPËRNDAJE

“Gjërat po shkonin mirë me të dashurën time derisa zbuloi se kishte ngelur shtatzënë,”- rrëfen një 27-vjeçar për psikologun.

Në artikullin e botuar nga The Sun ai tregon se kaloi dy vite duke e ndjekur atë për ta bërë për vetë dhe janë së bashku prej tre muajsh.

Rrëfimi i plotë:

Ajo është 24-vjeç dhe ka një djalë 4-vjeçar me ish-in e saj. Ndërsa unë kam një djalë 5-vjeçar me ish të dashurën time.

Dalim së bashku në fundjavë dhe djemtë kalojnë mirë me njëri-tjetrin.

Por pastaj ajo zbuloi se është shtatzënë dhe ka lënë një takim për të abortuar fëmijën.

Unë e mbështes vendimin e saj edhe pse dua që ta mbajë fëmijën.

Ne e kemi pranuar që e duam njëri-tjetrin por ajo është distancuar nga unë.

Ndaj tani pyes veten se çfarë mendon ajo për ne.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura