E dashura 23-vjeçare e liderit opozitar rus, Duritskaya: Nuk pashë kush e vrau. Dua të iki nga Rusia (FOTO/VIDEO)

Mar 2, 2015 | 21:17
SHPËRNDAJE

Kamerat e sigurisë në Moskë, nuk kanë regjistruar vrasjen e Boris Nemtsov, sepse ishin duke u “riparuar”, raporton gazeta “Kommersant”. 

Anna Duritskaya

Autoritetet e Moskës më vonë mohuan akuzat dhe thanë se kamerat ishin në gjendje funksionale, raporton “The Telegraph”.

Kamerat e sigurisë, mund të kishin ofruar dëshmi të rëndësishme në lidhje me vrasësin, automjetin dhe për mënyrën se si ishte planifikuar sulmi ndaj rivalit të Putin.

Trupi i pajetë i Boris Nemtsov

Deri më tani janë publikuar vetëm pamje CCTV, por në distancë të largët dhe me cilësi të ulët.

Sakaq e dashura ukrainase e Nemtsow ankohet se është efektivisht “në arrest shtëpie”. Anna Duritskaya, një shtetase ukrainase, thotë se i është kërkuar nga hetuesit të qëndronte në Moskë, pas paralajmërimit se do të ishte i rrezikshëm largimi i saj nga Rusia.

Në komentet e saj të para publike, zonjusha Duritskaya, duke përshkruar vrasjen, nga e cila doli e padëmtuar, tha për televizionin e pavarur rus “Russia’s independent Dozhd”: “Nuk kam vënë re ndonjë gjë të dyshimtë. Nuk e di se nga erdhi vrasësi. Nuk e pashë sepse ngjarja ndodhi pas meje”.

“Unë nuk e kuptoj pse jam ende në territorin rus”, shtoi ajo.

Zoti Nemtsov, 55 vjeç, një politikan i opozitës i cili kishte qenë dikur zëvendëskryeministër, u qëllua natën e së premtes, teksa po shkonte në shtëpi pas një darke me të dashurën e tij, 23-vjeçaren ukrainase, Anna Duritskaya.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura