E çuditshme, shkrihet ekipi i Skënderbeut. Ja reagimi i klubit

Sep 18, 2018 | 20:16
SHPËRNDAJE

Kampionati Shqiptar i futbollit të femrave do të ketë një skuadër më pak. Është skuadra e Skënderbeut ajo e cila është shkrirë, dhe bashkë me të edhe talentet të cilat premtonin shumë. Ndërkohë për këtë sezon të ri futbollistik që do të jetë pa korçaret ka reaguar edhe klubi teksa kanë shkruar:

36200317_2147915585280868_664041144128110592_n

Reagimi i plotë i klubit:

Ky sezon i ri futbollistik filloi pa ne, pa Skënderbeun për femra. Turp vërtet turp. Me keqardhje ju njoftojmë se klubi dhe Bashkia kanë vendosur që Skënderbeu të mos marrë pjesë pasi gjithë ky qytet nuk ka disa qindarka.
Flm të gjitha vajzave që kanë kontribuar për Skënderbeun, flm të gjithëve dhe turp për klubin dhe Bashkinë.
Maliqi, Bilishti, Pogradeci, qytete shumëfish më të vogla se Korça përfaqësohen ne Superligën e femrave, ndërsa Skënderbeu jo.
Turp më të madh se ky nuk ka.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura