E copëtoi trupin e të shoqit, filmohet duke e hedhur në plehra

Oct 2, 2015 | 17:23
SHPËRNDAJE

Pamjet filmike të kamerave CCTV, kanë fiksuar momentet kur një mësuese e Gjeografisë, e cila kishte dalë në pension, mban në duar trupin e copëtuar të burrit të saj në qese plastike.

Policia beson se Ana Zaharia e ka gjymtuar ish-partnerin e saj, një kolonel i ushtrisë në shtëpinë e tyre në veri-lindje të Rumanisë, por nuk dihet ende shkaku i vdekjes së tij, shkruan “The Mirror”

Ana Zaharia është akuzuar për gjymtim të partnerit të saj, duke i ndarë organet e tij dhe organet gjenitale në qese të veçanta, e pastaj duke i transportuar ato në një autobus.

Ajo pastaj mori një taksi, dhe i hodhi eshtrat në një kazan 24 milje larg në qytetin e Targu Frumos, tha policia.

Por shoferi kurioz i taksisë, i nxitur edhe nga gjaku në një nga çantat thirri policinë, të cilët e arrestuan gruan në vendin e ngjarjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura