“E bukura e hallës nuk jeton ma, ma theve shpirtin 1000 copash”, rrëqethin motrat e Edmond Prekës

Feb 21, 2018 | 21:00
SHPËRNDAJE

Është thelluar bilanci i aksidentit tragjik në Velipojë, e ka shkuar në 4 numri i jetëve të humbura. Pas babait dhe dy femijeve te familjes Preka, sot u nda nga jeta edhe vajza 10 vjece, teksa gruaja, 37-vjeçarja Evisa Preka ndodhet në spitalin e Shkodrës, në gjendje të stabilizuar. Ajo eshte e vetmja e mbijetuar nga aksidenti.

Familjarët e po shprehin dhimbjen e madhe në rrjetet sociale.

“E bukura e halles dha shpirt . Noemi Nuk jeton ma. Po marr guximin me ju lajmeru”, shkruan halla e fëmijëve në rrjete sociale.

“Oooo vllai i zemres teme o shpirti i motres
Ta ka fal motra shpirtin ty e kam shpirtin me ty kot jam gjall kot jetoj Mond
Jam e dekun mes te gjallve o jeta motres si ma theve shpirtin 1000 copash”, shkruan motra e Mondit në rrjete sociale, ku ka shpërndarë foto të viktimës.

mondi2 mondi3

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura