E BUJSHME/ Zbulohet prapaskena, Milani ka refuzuar një ofertë të “çmendur” për Leaon nga skuadra e…

Jan 16, 2021 | 21:45
SHPËRNDAJE

Rafael Leao ishte një bast i fituar nga Paolo Maldini i cili arriti ta zbulojë dhe ta bëjë për vete talentin portugez nga skuadra e Lilë.

LEAOOOO

Me paraqitjet dhe golat e tij ai është bërë një ndër lojtarët më të preferuar nga tifozët kuqezi dhe për këtë fakt, nëpër mediat italiane ka dalë një prapaskenë e mundshme për të.

Sipas “CalcioMercato.com”, përveç Juventusit që e kërkonte sulmuesin në kohën kur u aktivizonte me Lilën, Milani thuhet se ka refuzuar një ofertë të “çmendur” prej më shumë se 30 milionë eurosh nga Evertoni i Karlo Ançelotit.

Dhe përgjigjia e Milanit ishte e prerë, që luzitani është i pashitshëm.

Për drejtuesit kuqezi talenti 21-vjeçar nuk preket, i cili konsiderohet pjesë e projektit të së ardhmes.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura