E BUJSHME/ UEFA, plan surprizë për Champions-in

May 20, 2020 | 19:20
SHPËRNDAJE

Nga UEFA vjen një asist… për Serinë A. Nuk është më afati përfundimtar i 25 majit për të prezantuar planet e rinisjes së kampionateve në Europë. Federatat duhet të komunikojnë se me çfarë formati do ta përfundojnë sezonin aktual 2019-’20, përpara se Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s të mblidhet më 17 qershor, një datë që fillimisht ishte planifikuar për më 27 maj.

uefa

Një lajm të tillë për shtyrjen e afateve e konfirmojnë burime brenda qeverisë europiane të futbollit, pas njoftimit për shtyrjen e mbledhjes së organit drejtues të futbollit kontinental.

Gjatë ditëve të shkuara, UEFA, përmes një deklarate shpjegonte se e kuptonte që planet e detajuara të mbylljes së sezonit nuk mund të ishin ende gati për datën 25 maj për shkak të disa faktorëve të jashtëm. Megjithatë, vijonte deklarata:

“UEFA do të presë që të marrë të paktën disa indikacione mbi rrugën e mundshme të nisjes nga federatat dhe ligat kombëtare deri në atë datë”. Në një letër përgjigjeje ndaj presidentit të Lionit, Zhan-Mishel Ola, zbuluar nga “Le Parisien”, presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, specifikonte se data 3 gusht për përfundimin e kampionateve ishte vetëm një rekomandim.

HIPOTEZA CHAMPIONS – UEFA ka edhe një plan “B” për të shpëtuar kompeticionet e saj. Do të luhen normalisht katër ndeshjet e kthimit të 1/8-ave të mbetura pezull, pastaj nisin shkurtimet: çerekfinalet do të jenë me tek ndeshje, plus “Final Four” që do të zhvillohet në formën e një turneu në vendin e finales, Stamboll.

champions-league-final-2020-uefa-august

Dy gjysmëfinalet do të luhen me një ndeshje të vetme pastaj finalja dhe gjithçka do të përfundojë në harkun e katër ditëve. Ndeshjet në total: 11 dhe jo 17 si të formatit normal. Sigurisht gjithçka me dyer të mbyllura. Ideja është që ndeshjet teke të fazës çerekfinale të luhen në shtëpinë e klubit me koeficientin më të mirë në UEFA. Një zgjidhje kjo që do të penalizonte klubet pa përvojë të mbetura këtë edicion në garë, si Atalanta për shembull, e cila renditet në vend të 50-të në këtë klasifikim dhe pjesërisht edhe Napolin, në rast se do të eliminojë Barcelonën.

Skuadra e Hysajt renditet në vend të 16-të dhe lë pas vetëm bergamaskët dhe gjermanët e Lajpcigut. Sa i përket Juventusit (vendi i 5-të), në rast se do të përmbysin Lionin, do të luanin në transfertë  në qoftë se shorti do t’i vinte përballë Realit, Atletikos, Barcelonës apo Bajernit, që renditen më lart në klasifikimin e UEFA-s.

liga e kampioneve

Bardhezinjtë do të luanin në “Juventus Stadium” në të githa rastet e tjera, edhe përballë dy favoriteve të mundshme si Mançester Siti dhe PSG. Formula e tek ndeshjeve në shtëpinë e skuadrës me koeficientin më të mirë do të aplikohej edhe në turet eliminatore të verës nëse do të ishte e nevojshme për të kompletuar skuadrat që do të marrin pjesë në Kupat e Europës sezonin e ardhshëm.

Përgatiti: ANDROKLI DRALO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura