E BUJSHME/ Tentativë e çmendur, gati 300 milionë euro për të bindur Mesin të firmosë

Jul 1, 2021 | 11:40
SHPËRNDAJE

Nga sot Lionel Mesi nuk është më lojtar i Barcelonës, pas skadencës së kontratës së tij ditën e djeshme, më 30 qershor.

MESI

Tingëllon disi e çuditshme, por për të parën herë ylli botëror, 6 herë fituesi i “Topit të Artë” ndodhet pa skuadër.

Sipas asaj që raporton programi spanjoll “El Chiringuito”, thuhet se Mesi do të ketë një pagë stratosferike me Barcelonën prej 300 milionë euro neto në sezon për dy vitet e para dhe 100 milionë euro të tjera të ndara për tre vite.

Shifra marramendëse për ta lidhur yllin argjentinas gjithnjë e më tepër me katalanasit.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura