E bujshme! Raiola konfirmon zërat: Pogba mund të kthehet te Juventusi

Sep 17, 2021 | 19:18
SHPËRNDAJE

Pol Pogba mund të kthehet te Juventusi dhe tashmë nuk është më vetëm një ëndërr e tifozëve bardhezi. Rikthimi i mesfushorit francez në Serinë A., te një skuadër ku ai u bë ndër më të njohurit në botë, mund të jetë realitet që në verën e ardhshme, kur lojtari të përfundojnë kontratën që ka me Mançester Junajtid.

pogba dibala

Konfirmimi vjen edhe nga menaxheri i tij, Mino Raiola, i cili në një intervistë për RAI ka konfirmuar se zërat mund të bëhen realitet së shpejti.

“Kontrata e Pogba skadon në vitin e ardhshëm. Do të flasim me Mançesterin dhe të shohim. Por ajo që është e sigurt është që Torino i ka mbetur në zemër dhe ai këto gjëra i ndjen shumë. Ekziston mundësia që të kthehet te Juventusi por varet edhe nga Juventusi”, bëri të qartë Raiola, duke i hapur rrugë negociatave të mundshme mes palëve për transferimin e futbollistit.

Juventusi mori Pogba nga Mançester Junajtid kur ishte ende një i panjohur me parametër zero e tashmë mund të bëjë të njëjtën lëvizje përsëri nga “djajtë e kuq”, të cilëve ua shiti lojtarin për 100 milionë euro.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura