E BUJSHME/ Pasuesi i Shevçenkos, Ukraina tenton trajnerin me nënshtetësi shqiptare

Aug 3, 2021 | 18:56
SHPËRNDAJE

Largimi i Andrei Shevçenkos nga drejtimi i kombëtares së Ukrainës shkaktoi bujë të madhe në sport për vetë faktin se u aludua shumë mbi arsyet e këtij largimi.

de-biasi bulku

Por, drejtuesit e federatës e quajnë të mbyllur kapitullin e ish-sulmuesit të Milanit dhe janë vënë në ndjekje të një trajneri tjetër. Sipas mediave ukrainase, janë 4 emrat e kandidatëve favorit për të marrë drejtimin e Ukrainës.

Një ndër ta është dhe ai i ish-trajnerit të Kombëtares shqiptare, Xhani De Biasi. 65-vjeçari aktualisht është në krye të kombëtares së Azerbajxhanit dhe kontrata i përfundon në nëntor, por një ofertë e kënaqshme mund ta sillte në një kombëtare me emër teknikun italian. Kujtojmë se De Biasi zotëron dhe nënshtetësi shqiptare pasi e mori atë në vitin 2015 kur ishte ende në krye të kuqezinjve.

Kandidatët e tjetër janë Jurgen Klisman, Miron Markeviç dhe Sergei Rebrov, ky i fundit ish-trajner i Myrto Uzunit tek hungarezët e Ferencvaroshit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura