E bujshme nga Spanja/ Tjetër “bombë” në merkato, Mbape mund të prezantohet nesër te… Reali

Aug 26, 2021 | 22:56
SHPËRNDAJE

Një lajm i bujshëm ka qarkulluar mbrëmjen e së enjtes në Spanjë. Bëhet fjalë për të ardhmen e Kilian Mbape. Ylli francez drejt Real Madrid. Presitigjiozia “Marca” raporton se palët janë shumë pranë nënshkrimit dhe PSG është dorëzuar pas ofertës së fundit.

Mbape

Spanjollët kanë ofruar 170 milion euro, plus 10 milion të tjera në formë bonusesh, për të afruar në skuadër kampionin e botës. Gjasat janë të mëdha që ditën e nesërme të vijë edhe zyrtarizimi, gjithmonë referuar lajmeve të bëra publike nga “Marca”. Ky do të ishte një tjetër transferim i çmendur në këtë merkato, pas atij të Mesit te PSG-ja.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura