E bujshme nga Italia, Berluskoni dhe Galiani kërkojnë të blejnë një klub

Sep 4, 2018 | 21:32
SHPËRNDAJE

Berluskoni dhe Galiani janë padyshim dy figura qëndrore në historinë e Milanit. U bë tashmë pothuajse 2 vjet që kur ish-presidenti dhe ish-administratori i deleguari i kuqezinjve janë tërhequr nga bota e futbollit.

1489910030_1623932

Megjithatë, sipas asaj që raporton “SkySport24”, dyshja e njohur po planifikon të rikthehet përsëri në “fushëbetejë”. Ata kanë në plan të blejnë një klub dhe ta bëjnë atë konkurrues. Bëhet fjalë për ekipin e Monzës në Itali. Të gjitha veprimet i ka bërë Galiani, në emër të Berluskonit sigurisht. Aktualisht klubi ndodhet në Serinë C italiane dhe do të duhet një punë kolosale. Gjithsesi Berluskoni-Galiani është një “markë” që garanton sukses.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura