E bujshme nga Argjentina! Lojtarët përjashtojnë Papu Gomez nga kombëtarja për shkak të… magjisë së zezë

Mar 18, 2023 | 22:02
SHPËRNDAJE

Papu Gomez ka qenë një nga emrat e njohur që mungon në listën e kombëtares së Argjentinës për ndeshjet miqësore që do të luajnë kampionët e botës në muajin mars. Dhe mediat argjentinase kanë zbuluar një arsye të pabesueshme për lënien jashtë të tij.

papu gomez

Sipas tyre, kanë qenë Mesi, Di Maria, Paredes dhe De Pol që kanë vendosur përjashtimin e lojtarit nga ky grumbullim e ndoshta nga kombëtarja përgjithmonë. Në Argjentinë insistohet se lojtari ka takuar një “shtrigë” për t’u siguruar që shoku i tij në kombëtare, mesfushori Lo Celso, të mos rikuperohej nga demtimi, në mënyrë që të luante ai.

“Gjatë Botërorit, ai u ka thënë shokëve të skuadrës që kjo shtrigë e kishte siguruar që do të shpalleshin Kampionë Bote. Dhe këto informacione për mallkimin ndaj Lo Celso ia tregoi atyre pas ndeshjes çerekfinale ndaj Holandës. Që nga ai moment, Papu Gmez u përjashtua nga grupi dhe nuk kishte më as bashkëveprim mes tij dhe pjesës tjetër të skuadrës në rrjetet sociale”, ka shpjeguar një gazetar i “ESPN Argentina”.

Lajmi i bujshëm është shpërndarë me shpejtësi dhe pak kishte vlerë shpjegimi i Papu Gomez në rrjete sociale se ai kishte mbetur jashtë grumbullimit për shkak të një dëmtimi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura