E bujshme nga Anglia/ Manchester United nxirret në shitje, zbulohet shifra rekord që kërkojnë pronarët e klubit

Aug 17, 2022 | 16:54
SHPËRNDAJE

Situata te Mançhester United duket se vazhdon aspak e qetë ku përveç pasigurisë që po shfaq skuadra duket se e njëjta situatë po reflektohet dhe në kryesinë e klubit me familjen Glejzër që duket se ka nxjerrë në shitje klubin.

879879

Disa media angleze në ditën e sotme kanë raportuar lajmin e bujshëm ku thuhet se ankesat e  vazhdueshme të tifozëve dhe mungesa e rezultateve kanë bërë kryesinë të nxjerrin në shitje klubin duke kërkuar një shifër rekord prej 6 miliardë euros.

Nëse shitja me këto shifra finalizohet do të jetë një rekord historik për Europën pasi kurrë një klub nuk është shitur për një shifër të tillë, me United që vazhdon të prodhojë situata edhe jashtë fushës së lojës.

 

 

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura