E bujshme/ Malën e duan në Holandë, zbuloni kush është klubi që do sjellë skautë në Tiranë

Oct 28, 2019 | 13:39
SHPËRNDAJE

Partizani pritet që të përfshihet në merkaton e dimrit, si në hyrje dhe në dalje. Ndonëse duhen edhe dy muaj që të nisë ky proces, gjërat kanë nisur të lëvizin në të dyja kahet. “

esat malaa

 “Panorama Sport”, nga burime të ndryshme, ka mësuar se disa lojtarë të Partizanit janë nën vëzhgim nga disa klube jashtë vendit, kështu që janari mund të sjellë zhvillime. Një nga këta lojtarë të vitrinës është edhe mesfushori Esat Mala, i cili së fundmi te Partizani është përshtatur si mbrojtës i djathtë.

Gazeta ka mësuar se sonte në stadiumin “Selman Stërmasi” do të jenë të pranishëm edhe skautë të skuadrës holandeze të Groningenit. Misioni i tyre është që të vëzhgojnë nga afër 21-vjeçarin e “Demave” dhe nëse Mala i bind, atëherë mund të nisin bisedimet mes klubeve për një transferim të mundshëm që në merkaton e janarit.

esat mala

Për momentin Mala po sakrifikon për ekipin, ku ka luajtur në mbrojtje, pasi vetë lojtari e ka pranuar se ndodhet më mirë kur luan në fazën ofensive. Për të mirën e 21-vjeçarit, sot trajneri duhet ta vendosë në mesfushë Malën, por duke ditur emergjencën që ka skuadra para Kukësit, për trajnerin Lerda ka rëndësi rezultati final që do të marrë ekipi, dhe jo paraqitja individuale e skuadrës.

Prania e skautëve të huaj në stadium për të parë Partizani-Kukësi mund të jetë një mundësi e mirë edhe për lojtarët e tjerë për të rënë në sy.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura