Leo Mesit i skadon kontrata me PSG-në pas 3 muajsh, teksa “Pleshti” nuk ka rinovuar akoma, teksa gjasat janë të mëdha që ai të largohet nga klubi francez.
Gjatë këtyre javëve janë kthyer zërat në lidhje me një rikthim të mundshëm të Mesit te Barcelona, por deri më sot, për arsye kryesisht ekonomike, klubi blaugrana nuk mund ta rikthejë argjentinasin. Alternativa mbeten edhe Al-Hilal, skuadra rivale e Al-Nasr-it të Kristiano Ronaldos si dhe Inter Majemi i Bekamit.
Por lajmi i bujshëm që po bën xhiron e mediave është dalja në skënë e italianëve të Interit, për një transferim të mundshëm të Leo Mesit. Edhe pse ky lajm ka vite që qarkullon, ai që e ka kthyer së fundmi ka qenë gazetari spanjoll i “ElClasico TV”, Serxhio Gonzalez”, që në “Twitter” ka shkruar: “Një burim i besueshëm më thotë se Interi synon ta marrë Leon. Faktori Zaneti. Negociatat e bllokuara për rinovimin në Paris. Barça e kushtëzuar nga FPF dhe e mbytur nga Tebas. A do t’i dhurohet ‘Pupi’-t?”.
Bomba de madrugada en clave Messi. Una fuente confiable me dice que el Inter de Italia pretende fichar a Leo. El factor Zanetti. El punto muerto de su prolongación en París. El Barça condicionado por el FPF y ahogado por Tebas. ¿Se le dará al Pupi? pic.twitter.com/zi8TFwZPan
— Sergio A. González ⭐️⭐️⭐️🎙🇦🇷 (@sagonzalezbueno) March 25, 2023
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al