E bujshme/ Legjenda e Milanit propozon De Biasin për stolin e Italisë

Mar 20, 2018 | 13:28
SHPËRNDAJE

Xhani De Biasi mund të jetë trajneri i ri i kombëtares italiane. Ai ishte pranë stolit të axurrëve edhe në vitin 2016 kur Konte u largua, por presidenti i federatës zgjodhi Venturën asajkohe.

kostakurta

Ndërkohë që tani situata është më ndryshe. Aleandro Kostakurta, legjenda e Milanit, është caktuar nga Federata Italiane e Futbollit të zgjedhë trajnerin e ri.

I ftuar para disa ditësh në një studio televizive ai dha një opsion tjetër për Kombëtaren, krahas emrave të mëdhenj si Anceloti, Mancini, Ranieri, etj.

gianni-de-biasi-albania_s32jo9ejzg601ji0iisco124m

“Në këtë tavolinë ka një emër që mund të drejtojë Italinë”, tha ai duke iu drejtuar De Biazit, “kemi një grup trajnerësh të mirë. Por emrin e ri do ta mësoni brenda prillit dhe majit”, deklaroi Kostakurta.

De Biasi nuk drejton një ekip që kur u shkarkua nga drejtimi i ekipit spanjoll, Alavesh. Ndoshta Xhani po pret telefonatën e Federatës…

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura