E bujshme, klubi i madh skocez ofron miliona euro për lojtarin e Kombëtares

Aug 27, 2018 | 16:43
SHPËRNDAJE

Duket se ardhmja e lojtarit Eros Grezda, është larg ekipit të Osijekut. Bëhet fjalë për një kalim në Angli të lojtarit të kombëtares Shqiptare. Sipas asaj që bën me dije “The Sun” skuadra e Rejnxhërs është gati të paguajë 2.7 milionë paund për të marrë lojtarin.

Grezda3-470x452

Skuadra e drejtuar nga Stiven Zherrard ishin të vendosur për të marrë një lojtar që të zëvendësojë Xhemi Mërfin i cili pësoi dëmtim që do e lëri jashtë për të gjithë sezonin. Dhe duket se sytë janë kthyer nga “ylli” i kombëtares shqiptare, Grezda. Shqiptari nuk luajti në ndeshjen e Osijek i cili u eliminua në raundet e Europa Ligës dhe kjo shton akoma edhe më shumë zërat për një kalim të lojtarit në Skoci.

Eros Grezda

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura