E BUJSHME/ Juventusi shkarkon Sarrin, pritet vetëm zyrtarizimi

Aug 8, 2020 | 14:25
SHPËRNDAJE

Eliminimi nga Lioni në Ligën e Kampioneve ka rezultuar fatal për Mauricio Sarrin, i cili do të shkarkohet nga Juventusi.

sarri.juve.2019.201.750x450

“La Gazzetta dello Sport” shkruan se vendimi për shkarkimin e Sarrit është marrë nga drejtuesit dhe zyrtarizimi është vetëm çështje kohe.

Pas reflektimit gjatë natës, drejtuesit e Juventusit kanë vendosur që t’i japin duart trajnerit, pasi sipas tyre shkaktari kryesor për rezultatet e skuadrës në ndeshjet e fundit ka qenë pikërisht Sarri.

Fitimi i titullit të 9-të radhazi për Juventusin nuk ishte i mjaftueshëm për 61-vjeçarin, i cili pagoi për performacën e dobët në Kupë dhe eliminimin nga Liga e Kampioneve.

Pasi të kenë zyrtarizuar largimin e Sarrit, drejtuesit e Juventusit shumë shpejt pritet të zgjedhin edhe trajnerin e ri, i cili do drejtojë “Zonjën e Vjetër” për sezonin e ardhshëm.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura