E BUJSHME/ Hije dyshimi për stafin e ri teknik të Dinamos, trajneri është hetuar për trafik droge

Oct 16, 2019 | 9:03
SHPËRNDAJE

Te Dinamo sapo ka nisur një erë e re dhe shpresohet që të ketë nisur ringritja e 18 herë kampionëve të vendit, por gjithçka mbetet për t’u parë.

Porteneli444

Pranë klubit kryeqytetas është afruar një kompani italiane, me pronar Marko Pontrelin, ishpresidentin e Triestinës. Kjo kompani do të investojë te blutë tani e tutje dhe projekti ka nisur me emërimin e një stafi të ri teknik, që vjen nga Italia dhe tashmë ka nisur punën.

Trajneri i ri është Mauro Manzoni, kurse drejtor teknik Daniele Delisori. Marrëveshja mes italianëve dhe drejtuesve të Dinamos ka nisur të zbatohet, por, siç e ka pohuar edhe administratori Ismet Saliaj në numrin e djeshëm të “Panorama Sport”, nuk ka ende një kontratë zyrtare të firmosur, një veprim që pritet të bëhet në vazhdim.

Për momentin ka pak detaje konkrete, ndërsa nga drejtuesit e Dinamos thuhet se në merkaton e dimrit do të ndërhyhet fuqishëm për fuqizimin e ekipit. Po cilët janë drejtuesit e rinj teknikë të kryeqytetasve? Teksa kërkon informacion për ta, lindin hije dyshimi.

Dinamo trajneri

MANZONI, NËN HETIM PËR TRAFIK DROGE? – Trajneri Mauro Manzoni është një ish-futbollist i Lacios në vitet ’80. Ai është 61 vjeç dhe karrierën si trajner e ka nisur në vitin 2006, kur është pajisur me licencën përkatëse. Që prej vitit 2012 drejton ekipin e të rinjve të Vigor Melis. Nuk ka përvojë me skuadra të rriturish dhe ardhja e tij te Dinamo duket si një bast.

Ajo që bie në sy, teksa kërkon informacion për trajnerin e ri të bluve, ka të bëjë me faktin se ai ka qenë në hetim për trafik ndërkombëtar droge në vitin 1997. Në një artikull të “La Republica” të 5 shkurtit 1997, shkruhet se gjatë hetimeve për një rrjet kokaine që vinte nga Kuba, kishte dalë në skenë edhe emri i Mauro Manzonit.

SKERDILAID SULOZEQI 

LAJMIN E PLOTË E LEXONI NË VERSIONIN PRINT TË GAZETËS “PANORAMA SPORT” 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura