E BUJSHME/ Ecuria fantastike, Armando Broja firmos kontratë profesioniste me Çelsin

Feb 18, 2020 | 17:25
SHPËRNDAJE

Armando Broja po kalon një formë të jashtëzakonshme me moshat e Çelsit, teksa pothuajse çdo javë ka qenë protagonist me golat e realizuara. Sulmuesi shqiptar, gjeti rrugën e rrjetës edhe ditën e djeshme, në derbin që skuadra e 23-vjeçarëve zhvilloi përballë Arsenalit, ku blutë triumfuan me rezultatin 1-2

Armando Broja

Falë kësaj formë, Broja, ka arritur të bindë drejtuesit e klubit londinez, teksa ditën e sotme, ka firmosur kontratë profesioniste me Çelsit.

Broja Celsi

Këtë lajm fantastik shqiptari e ka ndarë me ndjekësit e tij në “Instagram”, teksa shkruan: “Shumë i lumtur që kam nënshkruar kontratën time profesionale me Çelsin. Faleminderit prindërve dhe familjes sime që gjithmonë më kanë përkrahur gjithmonë.  Pa i patur ata pas shpinës sime, nuk do të isha këtu”, shkruan Broja.

Me këtë ecuri fantastike, gjasat janë të mëdha që sulmuesi i talentuar shqiptar të thirret nga trajneri Lampard në skuadrën e parë.

87071804_717888445410250_8709485131238211584_n

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura