E BUJSHME/ E thonë mediat gjermane: Futbollisti i Realit do të kryejë vizitat mjekësore te Bajerni

Jan 21, 2020 | 22:04
SHPËRNDAJE

Mbrojtësi i djathtë i Real Madridit Alvaro Odriozola duket se do të aktivizohet me Bajernin e Mynihut.

odriozola

“Sky Deutschland” shkruan se futbollisti madrilen ka shkuar në “Allianz Arena” për të kryer vizitat mjekësore dhe pritet që në orët e ardhshme të prezantohet si futbollisti më i ri i kampionëve të Gjermanisë.

Sipas informacioneve, Odriozola do të huazohet te bavarezët për shkak të hapësirës tepër të ngushtë te Reali ku ka luajtur vetëm 5 takime në këtë sezon.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura