E BUJSHME/ E papritur, një klub i tretë hyn në garë për Mesin. Argjentinasi bën prapakthehu

Aug 7, 2021 | 13:23
SHPËRNDAJE

E ardhmja e Lionel Mesit vazhdon të mbetet çështja e të gjithë mediave botërore, por si duket tratativa me PSG-në ka marrë një kthesë të papritur.

mesua

Gazeta spanjolle ‘’AS’’ zbulon se Mesi ende nuk ka marrë një ofertë zyrtare nga parisienët por në orët në vazhdim pritet të sqarohet gjithçka. Francezët i kanë ofruar argjentinasit kontratë 2-vjeçare me pagë 40 milionë euro në sezon, një ofertë më e mirë nga ajo që i ofroi Barcelona.

Por me gjithë njoftimin e familjes së sheikëve të PSG-së AL Thani, tratativa ka marrë rrjedhë tjetër dhe një klub i tretë ka hyrë në mes. Sipas ‘’AS’’, ende nuk bëhet i ditur identiteti i klubit të ri, por me shumë mundësi do të jetë Çelsi i cili do të vijë me një ofertë zyrtare në ditët në vijim. Me orët që kalojnë, tifozët bëhen gjithnjë e më kureshtarë për të ardhmen e Mesit duke pritur me padurim të ardhmen e futbollistit më të mirë në botë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura