E BUJSHME/ E dëshiron tek Roma, Zhoze Murinjo telefonon Kristiano Ronaldon. Ja prapaskenat

May 28, 2021 | 12:27
SHPËRNDAJE

Zhoze Murinjo dëshiron tek Roma yllin e Juventusit, Kristiano Ronaldo.

cristiano-ronaldo-complain

Sipas asaj që raporton “La Stampa”, trajneri i ri i Romës ka telefonuar yllin portugez për të kuptuar qëllimet dhe synimet për të ardhmen e tij, por edhe për ta bindur për tu transferuar në kryeqytetin italian.

Një tratativë e pamundur duke parë çmimin e kartonit të tij dhe pagën stratosferike të luzitanit, ku shumë vështirë të pranojë me një ulje të ndjeshme të pagës dhe të luajë jashtë Champions-it.

I vetmi avantazh është që Ronaldo dëshiron të qëndrojë në Itali për shkak të gjendjeve fiskale.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura