E BUJSHME/ Drejtuesit e Juventusit kërkojnë shkarkimin e Sarrit, gati të bëjnë “prapa-kthehu”

Feb 10, 2020 | 17:52
SHPËRNDAJE

Humbja me Veronën 2-1 ka lëkundur besimin e drejtuesve të Juventusit kundrejt trajnerit Mauricio Sarri.

verona-juventus-ronaldo

Përmbysja e verdhebluve ndaj kampionëve të Italisë ditën e shtunë po shton zërat se e ardhmja e Sarrit në pankinën bardhezi nuk do të vazhdojë gjatë. Sipas “La Republica” disa prej anëtarëve të klubit dëshirojnë që të rikthehet Masimiliano Alegri, i cili fitoi 5 tituj kampionë si dhe siguroi dy herë finalen e Ligës së Kampioneve me Juventusin.

Alegri

Madje, edhe vetë presidenti i Juventusit Andrea Anjeli nuk beson 100% ndaj Sarrit.

Aktualisht, Alegri po kalon kohën e lirë dhe nuk ka pranuar të drejtojë asnjë skuadër pavarësisht ofertave të shumta nga Mançester Junajtid, PSG, Totenhem, Real Madrid. Rikthimi i tij në stolin e Juventusit do të ishte një fitore personale e tij kundrejt kupolës së klubit torinez.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura