E bija mbron Handke/ Amina: Ata që i dalin kundër tim eti, as që e kanë lexuar

Oct 16, 2019 | 15:28
SHPËRNDAJE

Austrian writer Peter Handke poses in Chaville, in the Paris surburbs, on October 10, 2019 after he was awarded with the 2019 Nobel Literature Prize. - Austrian Peter Handke, one of the most original German-language writers alive, who once used his famously sharp tongue to call for the Nobel Prize in Literature to be abolished, was awarded with the 2019 Nobel Literature Prize on October 10. The prize brings its winner "false canonisation" along with "one moment of attention (and) six pages in the newspaper," the novelist, playwright, poet and translator told Austrian media in 2014. (Photo by ALAIN JOCARD / AFP) (Photo by ALAIN JOCARD/AFP via Getty Images)

Handke është dalluar gjithmonë për shpirtin polemizues, aq sa vijon ende të përsërisë “rrëfimi narrativ është i përjetshëm, por ndoshta i vërtetë, ndërsa romani ka vdekur”.

A.Handke©maria_ziegelböck-282x300

Delli i tij polemizues është shfaqur edhe në një deklaratë të vitit 2001, në të cilën ai thotë se: “Austriakët kanë shumë të drejtë që nuk duan të kenë të bëjnë me njerëz si unë. Ata duan të qëndrojnë me njëri-tjetrin. Kjo është më e qetë dhe e bukur. Ç’hyn në mesin e tyre një i huaj si unë? Çdo popull ka nevojë të lihet në paqe”.

Shkrimtari, gjatë jetës së tij, është transferuar disa herë nga Europa në Amerikë, sepse siç shprehet, “nuk ndihet në shtëpi në asnjë vend”. Handke konsideron si qendrën e botës, vendin ku gjendet e bija. Fëmijëria e tij nuk ka qenë e thjeshtë. E rritur nga e ëma, vetëvrasja e saj në ’71-shin do të shënonte pa dyshim jetën e tij, çka do ta rrëfente edhe në romanet e tij. Ka studiuar Juridik në Gracë, por nuk u diplomua kurrë, qoftë për shpirtin e tij kritik, ashtu edhe për angazhimin e hershëm në letërsi, teatër, e mandej me tregimet, poezitë, ditarët etj.

Në ’66-ën, kur ai ishte vetëm 23-vjeç, vepra “Fyerje ndaj publikut”, e bëri atë të famshëm. Ndërsa hapin e madh në kinema e hodhi me “Qielli mbi Berlinin”, një bashkëpunim me Wim Wenders.

20140523_Amina_Handke_7314

Reagon e bija e Handke për kritikat

Ashtu si i ati, edhe Amina Handke, është shprehur se nuk e priste që i ati të shpallej fitues i Nobelit. E gjendur në Stamboll, menjëherë pas çmimit, ajo e ka telefonuar dhe rrëfen se pas lajmit, Peter ishte shumë i lumtur. Për mediat tregon se një ngjarje të tillë nuk do ta festojnë, edhe pse shkrimtari 76-vjeçar nuk ka qenë kurrë konkurrues në marrjen e çmimeve. Lidhur me kritikat e njerëzve të thjeshtë e personaliteteve, Amina thotë se: Shumica e njerëzve kanë një mendim dhe për atë që nuk njohin. E bija e Peter shprehet se shumica e atyre që dalin kundër, as që i kanë lexuar shkrimet e të atit për ish-Jugosllavinë. “Do të ishte mirë nëse kjo do të bëhej një arsye për ta lexuar”, shton më tej ajo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura