Me tonë të ashpra dhe shumë i prerë, Kryeministri Edi Rama, ka theksuar nga foltorja e Kuvendit, se paketa anti-shpifje nuk cenon asnjë fije lirinë e fjalës, por i jep fund ligjërisht xhunglës që prodhon në vijimësi urrejtje, dezinformim, dëshpërim dhe garanton mbrojtjen e dinjitetit dhe të drejtave përballë shpifjes.
“U kam thënë përfaqësuesve të KE, nuk e keni lexuar ligjin. Sepse jeni nën presionin e organizatave të rreme. Si organizata e Mero Bazes, se ka dhe Merua një organizatë që e përdor kur i duhet të ngrejë ndonjë çështje të të drejtave të shtypit, sepse e di shumë mirë se kur ata andej shohin që organizata po ankohet, nuk shohin kush është organizata menjëherë ngrihen për të mbrojtur lirinë. Organizata të rreme, si profilet false në FB, apo sic dikush që del te Rai 3 e flet për burgjet që janë mbushur me gazetarë, për censurë e për hatanë që bëhet këtu, këtu në fakt të censuar janë ata që kanë të drejtë e që nuk kanë asnjë kapacitet mbrojtës sot që flasim, e nuk është se do kenë ndonjë kapacitet të jashtëzakonshëm kur të kalojë ligji, por do të kenë një kapacitet mbrojtës në dispozicion. Gra dhe vajza që hidhen në tezgat e këtyre si prostituta. I bëjnë prostituta këta. shërbëtorët e shtetit që i bëjmë kusarë, hajdutë, matrapazë, këta, e nuk është cështje opinionesh, se kurrë nuk i ka shkuar mendja kurrë që ti kontestojë këta kur japin opinionet që shkojnë në fyerjet më ekstreme. Nuk është kufizim lirie kjo, por cështje e kufizimit të lirisë për të shpifur, duke i treguar njerzve qindra milione eurot e mia nëpër ofshore, qindra pallatet e mia në Spanjë etj që janë fakte që o duhet të më largojnë mua nga jeta publike ose të demaskohen”- tha Rama.
Më tej, u ndal në raste konkrete, duke përmendur të tjerë emra:
Del Peçi Vasili atje në 7 fjalë 6 i ka sharje, Peci, po bëjmë ligj që të mbrojmë ne veten nga Peci Vasili e ai është heroi i fjalës së lirë.
Del Artur Zheji qe bëri vajzën tonë dashnore të ministrit dhe tani thotë do iki nga vendi po u bë ligji, pasi shkoi në gjyq dhe humbi atje, ishte shpifje e ulët, ca është kjo, nuk është për mua kjo, unë me këta kështu jetoj 1 mijë vjet të tjera.
Del Mark Mark Marku, që jo më larg se dje, pashë një reflektim në gjithë portalet e lirisë, nuk lë fjalë të ndryrë, madje duke e kërcënuar se do t’i thyejë kokën me shishe deputetit, ky është profesori i letrave që duhet markuar, me pullë të kuqe, kur merr përsipër të flasë për lirinë, dhe ky ligj nuk është për deputetin që të cojë para autoritetit Mark Mark Markun se iu shthur goja ne nje moment te caktuar, por për të garantuar që publiku të mësojë më shumë për ato që thuhen, nëse një qytetar lexon tërë këto të zeza ka të drejtë të di janë të gjitha kështu, janë kështu ca thuhet.
Dëgjoj Rudina Hajdarin dhe harron ajo veten e vet, ishte vajza e Heroit të Demokracisë, e ngritur në piedestal sa kohë që mendoi si urdheronte partia, kur mendoi sic mendon vetë e pa vetë se ca i bënë, liri është kjo? Që te thone u shite, more leke, leje ndërtimi, që u korruptove, këto janë akuza, kush merr përsipër të shkruajë duhet të japë fakte ose të përballet dhe të paguajë ndëshkimin e ligjit.
Sipas Rames gjithcka duhet te faktohet per sa thuhet, pasi familjaret e secilit nuk kane pse vuajne pasojat e gjithe llumit te shpifjeve.
“Nuk mund te shohe autoambulancën qe duhet të marrë nënën time ta cojë në spital, që edhe pse ka 30 vjet që i ndjek këta nuk arrin dot te thotë që ik se nuk të dëgjoj me”- tha ai./PANORAMA.al
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al