E ardhmja te Barcelona nuk është e sigurt, menaxheri i talentit holandez: E kërkon edhe Interi

May 20, 2020 | 18:18
SHPËRNDAJE

Të gjithë në garë për Ksavier Mbujamba. E ardhmja në Barcelonë e talentit me vitlindje 2001 nuk është më e sigurt si përpara emergjencës së Koronavirusit dhe tani mbrojtësi holandez mund të largohet vërtet nga Katalonja.EOVVHDLU8AAoeWs

Ka folur rreth temës menaxheri i tij Karlos Barros, i cili për mikrofonat e “Voetbal International” ka deklaruar: “Ka pasiguri të mëdha. Së shpejti do të ketë zgjedhje të reja presidenciale dhe shumë persona kanë të ardhme të pasigurt.

Politikisht situata është shumë e paqartë, edhe në nivel sportiv. Thuajse të gjitha klubet kryesore të Europës kanë kërkuar për Ksavierin. Edhe Interi më ka kërkuar informacione”.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura