“E ardhmja më duket e trishtë”- Klea Huta ndan shqetësimin me ndjekësit: Më duket sikur …

Sep 14, 2020 | 14:11
SHPËRNDAJE

Klea Huta është e shqetësuar për ndikimin që do ketë teknologjia në marrëdhëniet mes njerëzve në të ardhmen.

Moderatorja e njohur ndau shqetësimin me ndjekësit në një postim në InstaStory, duke thënë se e ardhmja i duket shumë e trishtë.

Ajo u shpreh se i duket sikur fëmijët do të jenë robotë, me zhvillimin e teknologjisë.

Ndërsa shtoi se “distancimi social” ka nisur prej vitesh.

“Kjo foto nuk e di se çfarë përmban por e ardhmja më duket shumë e trishtë. Shokët e ngushtë të nipërve ose të mbesave të mia më duket sikur do jenë robotë. Dhe distancimi social ka nisur prej vitesh, se kuptoj propagandën e COVID-19,”- shkroi ajo.

Klea Huta u bë nënë për herë të parë pak javë më parë dhe duket se është e shqetësuar për të ardhmen e fëmijës së vet, duke i parë gjëra në një këndvështrim tjetër.

Ajo dhe bashkëshorti i saj Elgit Doda mirëpritën në jetë një djalë, që e quajtën Krid.

Moderatorja ka treguar se lindja e Krid i ka ndryshuar jetën.

/Panoramaplus.al

           

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura