E ardhmja e shoqërisë e rrezikuar

Oct 27, 2022 | 17:58
SHPËRNDAJE

NGA AUREL PLASARI/ Si do të jetë shoqëria njerëzore pas 30 vitesh? Kjo është një nga pyetjet që një I ri, i bëri profesor Aurel Plasarit në takimin e mbajtur sot në Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit, në kuadër të tetorit të librit, me në fokus kujtesën.

1

I rikthyer në një auditor të hapur pas gati 20 vitesh, profesor Plasari u shpreh skeptik, duke thënë se cilivizimi dhe shoqëria është e rrezikuar nga një sërë presionesh e përplasjesh politike.

Aurel Plasari foli për historinë dhe kujtesën si një element i rëndësishëm e cila orienton dhe vendos rendin e kohës, dhe mënyrën sesi letërsia e observon atë. Por ajo cfarë është e qënësishme në një shoqëri është kujtesa si kulturë, ajo që formëson dhe përsos kombet.

A shkruhet historia vetëm nga fitimtarët? Për Plasarin historia shkruhet dhe nga humbësit e ndonjëherë libra të tillë janë po aq interesant e të rëndësishëm në ndërtimin e periudhave të caktuara.

Studiuesi i njohur tha se është duke punuar për një libër i cili do të vijë shumë shpejt për lexuesin me titullin “Shënime nga kujtesa”. Kujtesa si kulturë, si një arshivë e rëndësishme për qënien njerëzore, shoqërinë, si reflektim e dominim kulturor e politikë…

Nga Marsel Prust tek George Oruell, një vështrim mbi letërsinë dhe raportin me të shkuarën, Plasari bëri një udhëtim në hone që mund ti prekë vetëm estetika dhe arti.

Capture 2 3

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura