E ardhmja e koalicionit/ A do ndahet me Ilir Metën, ja si përgjigjet Rama

Mar 4, 2017 | 16:43
SHPËRNDAJE

A do të vijojë koalicioni me Metën dhe LSI-në? Kryeministri Edi Rama ka dhënë përgjigjen e radhës për ardhmërinë e bashkëpunimit politik, pak para zgjedhjeve.

rama-meta

Deklaratën eka bërë teksa pronocnohej për mediat pasi firmosi peticionin për Reformën në Drejtësi.

“Më kujtohet që ditën e parë kur ne kemi filluar të qeverisim, pyetja e parë që është bërë ka qenë se: ‘Kur do ndaheni me LSI-në’. Përgjigja ime ka qenë dhe mbetet që ju keni të drejtën tuaj që bëni pyetje interesante për të shitur gazeta dhe konkurruar njëri-tjetrin portal më portal dhe kronikë më kronikë, por ju siguroj se ka një të drejtë më të madhe se sa e drejta juaj dhe drejta ime. Është e drejta e shqiptarëve që të qeverisen nga ata që kanë zgjedhur. Shqiptarët kanë votuar që të qeverisen nga ky koalicion dhe do qeverisen nga ky koalicion.”, tha Rama.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura