E akuzuan se vë gjoba me kompaninë e kunatit, Basha i përgjigjet Ballës: Ju ftoj..

Sep 24, 2018 | 22:51
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Kreu i Partisë Demokratike, nga emisioni “Open” i është përgjigjur akuzave të kreut të Grupi Parlamentar të PS, Taulant Ballës.

Balla e akuzoi Bashës së gruaja dhe kunati i tij kanë kompani konsulence dhe gjoba biznesmenëve.

bashaaaa

“Taulant Balla është një shpifës i dënuar me vendim gjykate dhe kjo dihet tashmë botërisht. Megjithatë unë u garantoj juve dhe gjithë shqiptarëve se as bashkëshortja dhe as një familjar tjetër i imi, nuk ka kompani të tilal konsulence. Edi Rama dhe shpifësi i tij, Balla kontrollojnë çdo institucion në vend, ndaj unë i ftoj të provojnë akuzat e tyre ndaj meje, ose në të kundërt, të heshtin dhe të mos shpifin akoma”, u shpreh Basha në “Open”.

“Pjesë e planit qeverisës”, Basha sqaron platformën ekonomike: I drejtohet publikut për…

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka qenë sot i ftuar në emisionin “Open” me gazetaren Eni Vasili.

Në këtë intervistë Basha ka folur në lidhje me platformën e opozitës për daljen nga kriza ekonomike.

basha 1

Çfarë është platforma?

Vendi po kalon një situatë shumë të rëndë, nuk ka nevojë për retorikë politikë, pasi shqiptarët e ndjejnë darën e  shtrëngimit ekonomik.

Kjo do të thotë se paratë e shqiptarëve, nuk po prodhojnë më për vendin, por për një grusht njerëzish. Kjo ndodh se ligji shkelet.

A mund të pranojmë që mos të kemi para që të paguhen librat, a mund të pranojmë që të shkurtohet ndihma ekonomike për qytetarët, mund të pranojmë që pensioni rritet  me ritme qesharake. Kemi një situatë të pa precedentë  dhe  duhet një reagim i pa precedentë. Ky ligj sekuestron paratë që janë shtënë në dorë nga këta oligarkë dhe makutë në mënyrë korruptive dhe sekuestron dhe paratë e politikanëve dhe vendos një standard për kontratat.

Kjo platformë kujt i drejtohet qeverisë aktuale, i drejtohet publikut apo e mendoni kur të vini në pushtet?

Kjo platformë kërkon një vullnet politikë, kësaj qeverie nuk mund t’i besohet. Pasi janë këta vetë që i kanë bërë këto shkelje.

Është pjesë e programit tuja?

Është një shpallje ndaj qytetarëve shqiptarë, por është dhe pjesë e planit tonë për qeverisje dhe jo një  premtim fushatë.

Sot keni folur me emra konkret…

Ne kemi bërë një listë që nuk mund të themi se është shteruese.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura