Dzaria ulet në stol, Limaj e nis nga fillimi. Ja si pritet të luajë Kukësi ndaj Tiranës

Sep 2, 2018 | 11:44
SHPËRNDAJE

Armando Cungu ka vendosur dhe njëmbëdhjetëshen titullare. Nga takimi i fundit ndaj Flamurtarit e ka pësuar Irakli Dzaria, i cili humbi një rast shënimi goli dhe ajo gjë ka “xhindosur” drejtuesit, të cilët kanë vendosur që ta ulin në stol gjeorgjianin.

esg

Vendin e tij pritet ta zërë Vesel Limaj. Një shans për këtë përballje që nga minuta e parë, trajneri Cungu pritet t’ia japë dhe Haris Harbës dhe ky i shumë kritikuar për formën dhe rastet e humbura. Kështu, në portë luan Faton Maloku. Mbrojtja do përbëhet në të djathtë nga Edis Maliqi, në qendër kapiteni Shameti e në krah të tij Ardian Cuculi, ndërsa Rrumbullakun në të majtë e zëvendëson Zguro. Mesfusha do mbulohet nga Arbër Çyrbja në të djathtë, nga i cili pritet shumë, Musolli e Limaj në qendër, Melo në të majtë. Sulmi do udhëhiqet nga Haris Harba në qendër e mbas shpinës së tij Arturo Rexhinaldo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura