Dyshohet si autor i atentatit/ Kush është rivali i Aldo Bares, vrau ‘Iriqin’ e bandës së Lushnjës

Oct 12, 2017 | 18:30
SHPËRNDAJE

Laert Haxhiu është personi i shpallur në kërkim si autor i dyshuar i atentatit të djeshëm në Lushnjë, ku mbetën të vrarë dy të rinj, e u plagosën dy të tjerë.

Laerti nuk është një emër i panjohur për policinë.

Iriqi

Haxhiu, 25 vjeç, i cilësuar si pjesë e bandës rivale të Aldo Bares, ky i fundit kreu i bandës së Lushnjës, në qershor të 2015-ës është arrestuar për trafik droge.

Haxhiu kishte vetëm 8 muaj që kishte dalë nga burgu për vrasjen e anëtarit të bandës së Lushnjës, Gerti Lalës i njohur me nofkën “Iriqi” kur u arrestua në 2015-ën për trafik droge.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura