Dyshohet për 20 viktima pas zjarrit në spitalin Covid në Tetovë/ Në vendngjarje edhe kryeministri Zoran Zaev

Sep 8, 2021 | 23:37
SHPËRNDAJE

Thellohet bilanci i viktimave si pasojë e zjarrit që shpërtheu sot në mbrëmje në një spital Covid në Tetovë.

Gazeta Koha raporton se deri më tani dyshohet për të paktën 20 viktima, mes të cilëve mjekë dhe pacientë dhe dhjetëra të tjerë të plagosur.

Pjesa e spitalit ku ka qenë të shtruar pacientët me Covid është djegur plotësisht ndërkohë forcat zjarrfikëse kanë mundur të shuajnë flakët pas të paktën një orë betejë.

Dyshohet se shkak për flakët është bërë shpërthimi i një bombule oksigjeni. Në vendin e ngjarjes ka shkuar edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev.

Më shumë se 30 zjarrfikës luftuan për afro 30 minuta me flakët, raportojnë mediat vendase.

Sasho Trajçevski nga njësiti i zjarrfikësve deklaroi se zjarri ka qenë shumë i madh.

“Në ora 21 e 2 minuta kemi marr njoftimin se po digjet spitali modular në qendrën medicinale në Tetovë. Ekipet e zjarrfikësve për 3-4 minuta kanë arritur në vendngjarje me 7 makina dhe mbi 30 zjarrfikës. Megjithatë kur ekipet tona kanë arritur në vendngjarje, gjithçka ishte në flakë. Ne bëmë të pamundurën dhe në ora 21:30 minuta zjarri është shuar. Zjarri ishte shumë i madh sepse spitali modular ishte nga plastika”, deklaroi Sasho Trajçevski, zjarrfikës.

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura