Dyshohet me koronavirus, aktori i famshëm turk dërgohet në spital: Qëndrova në shtëpi për 15 ditë dhe u sëmura …

Apr 2, 2020 | 13:32
SHPËRNDAJE

Aktori dhe modeli i famshëm turk Kivanç Tatlitug është shtruar në spitali dyshuar me koronavirus.

Aktori kishte njoftuar më parë se ishte izoluar së bashku me bashkëshorten e tij Basak Tatlitug, në një shtëpi në rrethin Kemerburgaz të Stambollit.

Megjithatë ai është ndjerë sëmurë dhe shkoi në spital për të bërë testin e koronavirusit.

Pas një qëndrimi të shkurtër, ai doli nga spitali.

“Kemi qëndruar në shtëpi për 15 ditë. U sëmura dhe tani po pres rezultatin e testit të koronavirusit. Ju lutem mos u shqetësoni për mua. Qëndroni të shendetshëm,”– tha aktori i famshëm për gazetarët pas daljes nga spitali.

Tatlitug, i cili u bë i famshëm pasi fitoi konkursin Best Model of the World në vitin 2002, aktualisht është ndër aktorët më të njohur dhe më të paguar në Turqi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura