Dyshimet se shoferin e zuri gjumi! Si ndodhi aksidenti me 12 viktima, brenda autobusit me targa polake pelegrinë që po udhëtonin drejt Medjugorje 

Aug 6, 2022 | 12:47
SHPËRNDAJE

Një autobus me targa polake është përfshirë në një aksident të rëndë në autostradën Zagreb-Goriçan mëngjesin e së shtunës.

aksident kroaci autobus3

Të paktën 12 persona humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë u plagosën. Të aksidentuarit janë dërguar në spitale të ndryshme, ku po marrin trajtimin mjekësor të nevojshëm.

Sipas informacioneve aksidenti i rëndë ndodhi rreth orës 05:30. Në autobusin, i cili doli nga rruga dhe ra brenda një kanali, kishte pelegrinë që ishin nisur për në Medjugorje nga qyteti polak i Tomaszoë Mazowiecki, i cili është rreth 1350 km nga destinacioni përfundimtar.

Nuk ka ende të dhëna mbi shkaqet e aksidentit apo rrethanat në të cilat ka ndodhur, por paraprakisht dyshohet se shoferin e ka zënë gjumi në timon.

Policia shkoi në vendngjarje dhe po kryen hetimet. Ndërsa ekipet e zjarrfikësve bënë të mundur nxjerrjen e viktimave dhe të plagosurve nga autobusi.

autobus aksident kroaci1 autobus aksident kroaci2 autobus aksident kroaci3 autobus aksident kroaci4 autobus aksident kroaci6 autobus aksident kroaci5 autobus aksident kroaci7 autobus aksident kroaci8 autobus aksident kroaci9 aksident kroaci autobus3

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura