“Dyshimet për vrasjen e një tregtari, por pse policia nuk mbante nën vëzhgim Lul Kullën”

Jan 15, 2018 | 22:53
SHPËRNDAJE

Gazetarja Klodiana Lala të hënën në mbrëmje ka deklaruar se Lulzim Kulla, personi ndaj të cilit u krye atentati me mina të shtunën në Shkodër, dyshohet se është përfshirë në vrasjen e një tregtari.

lala-1

Lala tha në studion e emisionit Opinion, se tregtari është masakruar dhe vrarë në mënyrë krejt barbare nga grupi që drejtohej nga Lulzim Kulla.

Ajo tha se Kulla ka konflikte të hapura nga çdo drejtim i mundshëm, duke vështirësuar punën e hetuesve për të gjetur atorët e vërtetë të aktit të rënë të ndodhur në qytetin e Shkodrës.

Sipas saj, ajo që bën shumë përshtypje në të gjithë këtë histori është dhe fakti se ai asnjëherë nuk ka marrë statusin e të pandehurit dhe për më tepër si nuk ka qenë nën vëzhgimin e policisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura