Dyshimet për trukimin e një kartoni të verdh, në qendër të hetimeve është Granit Xhaka

Jan 23, 2022 | 14:22
SHPËRNDAJE

Mesfushori i Arsenal, Granit Xhaka është vënë në qendër të hetimeve nga FA, për trukimin e një kartoni të verdhë nga ana e kompanive të basteve.

xhaka

Në fitoren 4-1 të Arsenal kundër Lids në datën 18 dhjetor, Xhaka u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 88 për vonesë loje, nga gjyqtari Andre Mariner.

Një video e shpërndarë në internet tregon se si mesfushorit me origjinë shqiptare i kërkohet nga Mikel Arteta dhe arbitri për të ekzekutuar goditjen e lirë.

“Ky bast u shënua për të gjithë bookmakers-at, sepse ishte shumë i madh dhe u pagua shumë. Hetimi po shikon bastin dhe jo sjelljen e Xhakës. Nuk është e pazakontë që ai të dënohet me karton gjithsesi” u shpreh një burim bastesh.

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura