“Dyshimet për përkeqësimin e shëndetit të Putin”/ Media Britanike: Presidenti rus po mendon të vendosë vajzën e tij në pozicionet krye të partisë së tij

May 27, 2022 | 17:16
SHPËRNDAJE

Pas pretendimeve të shumta se shëndeti i tij po përkeqësohet, Vladimir Putin po mendon që si pasardhës të vendosi vajzën e tij. Sipas Daily Mail, Katerina Tikhonova, 35 vjeç, mund të bëhet udhëheqëse e re e Rusisë së Bashkuar, partisë kryesore politike që qeveris vendin.

vladimirputin

Pretendimi i jashtëzakonshëm vjen nga kanali Telegram “General SVR”, i cili thotë se ka burime të inteligjencës që rrethojnë Putinin. “General SVR” ka pretenduar prej kohësh se ai vuan nga sëmundje të rënda, duke përfshirë kancerin, sëmundjen e Parkinsonit dhe një çrregullim skizoafektiv.

Tikhonova është vajza e dytë e Putinit me ish-bashkëshorten e parë Lyudmila.

“Rrethi i brendshëm i Putinit filloi përsëri të flasë për nevojën e një figure konsensusi për elitat në udhëheqjen e partisë ‘Rusia e Bashkuar’, e cila do të bashkonte dhe garantonte ‘status quo’-në aktuale dhe vazhdimësinë e pushtetit,” thaGeneral SVR.

“Kandidatura e vajzës së presidentit rus Vladimir Putin, Katerina Tikhonova për postin e kreut të partisë Rusia e Bashkuar po diskutohet sërish në mënyrë aktive. Dhe më duhet të them se kohët e fundit, pa përjashtim, të gjithë personat e interesuar në rrethin e Putinit e mbështesin këtë ide.

Tani, situata ka ndryshuar dhe lufta, e cila po vazhdon prej tre muajsh, ka krijuar parakushtet dhe kërkesat e elitave për një  qartësim të së ardhmes së tyre pa Putinin”, pohoi General SVR.

Nëse Putin nuk është më i aftë te jetë në krye të Rusisë, frenat e pushtetit do t’i bien fillimisht Nikolai Patrushev, 70 vjeç, sekretar i këshillit rus të sigurisë, dhe jo kryeministrit,  Mikhail Mishustin, 56 vjeç, i cili duhet të marrë frenat e pushtetit. sipas kushtetutës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura