Dyshimet për koronavirus, del rezultati i testit për Kilian Mbape

Mar 10, 2020 | 21:54
SHPËRNDAJE

Ylli francez i PSG-së, Kilian Mbape i është nënshtruar një testi koronavirusi këtë të martë, i cili ka rezultuar negativ, sipas “RMC Sport”.

Mbape

Lajmi se sulmuesi 21 vjeçar mund të ishte prekur nga koronavirusi bëri xhiron e botës duke shqetësuar shumë futbolldashës kudo në botë, për shkak se Mbape është idhull i shumë tifozëve.

Mbape

Ishte “L’Equipe” ajo që raportoi se 21-vjeçari ka kryer teste në lidhje me koronavirusin, ndërkohë fakti se ai ishte sëmurë dhe nuk ishte stërvitur me ekipin u konfirmua dhe nga vetë trajneri Tuhel.

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura