Dyshimet për helmim me fletëvotime të ardhura nga Serbia, flasin zyrtarët e BE-së

Oct 14, 2019 | 17:14
SHPËRNDAJE

Bashkimi Evropian është duke monitoruar nga afër çështjen e helmimit të zyrtarëve të KQZ-së në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve, pasi haoën zarfet që kishin ardhur nga shteti serb.

drgdeg-1024x576-600x360

Kështu kanë deklaruar sot gjatë ditës në një përgjigje për Gazetën Express nga Bashkimi Evropian.

Zëdhënësja e BE-së, Maja Kocijançiq ka thënë se kanë parë raportimet për fletë votimet e ardhura nga Serbia, duke shtuar se janë duke pritur rezultatet që do të dalin nga hetimet.

Nga BE i kanë thënë Express-it se kjo po vëzhgohet nga afër nga Misioni për Zgjedhje i Bashkimit Evropian.

“Ne kemi parë raportimet në lidhje me numërimin  fletëve të votimit nga Serbia. Ne jemi në pritje të rezultatit të hetimeve në vazhdim. Misioni i Vëzhgimit të Zgjedhjeve në BE po monitoron nga afër situatën”, thuhet në përgjigjen e Kocijançiq.

Në Klinikën Infektive janë duke u trajtuar 11 pacientë nga rasti i djeshëm e që dyshohet se janë helmuar pas hapjes së zarfeve me votat e ardhura nga Serbia. Gjendja e tyre raportohet të jetë stabile, derisa, po pritet për rezultateve e mostrave.

Hetimet për këtë çështje ndërkaq janë duke u kryer nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.

Sot për këtë temë, presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka mbledhur kryetaren e KQZ-së, Valdete Dakën, kreun e AKI-së, Shpend Maxhunin si dhe kryeprokurorin e shtetit, Aleksandër Lumezin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura