Dyshimet për Bylis-Tirana, FSHF fillon nga puna dhe nis menjëherë hetimet për…

Jul 3, 2020 | 15:32
SHPËRNDAJE

Federata Shqiptare e Futbolli nëpërmjet Komisionit të Etikës, ka filluar mbledhjen e fakteve dhe të dhënave, në lidhje me ndeshje e ditës së djeshme mes Bylisit dhe Tiranës, të vlefshme për gjysmëfinalen e Kupës, e cila u mbyll 2-1 për vendasit, por kishte dyshime të mëdha, për mënyrën se si rrodhën ngjarjet në ndeshje.bylis tirana

Gjysmëfinalja e parë e Kupës së Shqipërisë mes Bylisit dhe Tiranës ka risjellë në skenë ndeshjet e çuditshme dhe dyshimet e forta.

“Estrada e Ballshit” dha dje një shfaqje në një stadium të boshatisur, por që u ndoq drejtpërdrejt nga shumë sy nëpërmjet ekraneve të televizionit.

Bylis-Tirana pati elemente të një ndeshjeje të dyshimtë, ku përveç paraqitjes së aktorëve të fushës, rezultati vërtetohet edhe nga lëvizjet e çuditshme të koeficienteve të kompanive të basteve, por edhe të kompanive vendëse që operojnë në mënyrë ilegale, pasi dihet se bastet sportive janë të ndaluara në Shqipëri.

“Panorama Sport” mëson nga burime të sigurta se nga dje dhe deri sot janë grumbulluar pamjet filmike dhe deklaratat e protagonistëve pas ndeshjes, për fillimin e një hetimi ndaj këtij takimi të shumëpërfolur. Të gjitha do të studiohen me kujdes, për të hedhur dritë mbi atë që ndodhi ditën e djeshme në Ballsh.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura