Dyshimet për bombë alarmojnë Prishtinën (Foto+Video)

Jan 31, 2017 | 22:19
SHPËRNDAJE

Dy raste të njëpasnjëshme mbi dyshimin për mjete shpërthyese kanë alarmuar Prishtinën sot. Një çantë e dyshimtë afër shkollës “Elena Gjika”, dhe një taksi me targa të Beogradit, afër hotelit “Grand”, kanë që dy objektet e dyshuara për bombë. Policia e Kosovës ka reaguar në të dyja rastet, ku për orë të tëra kanë ekzaminuar vendet, kanë kontrolluar objektet dhe më pas i kanë larguar ato pasi që është vërtetuar se bëhet fjalë për “alarme të rrejshme”.

Image

Sa i përket rastit afër hotelit “Grand”, nënkoloneli Rexhep Sijarina, i cili njëkohësisht është edhe drejtor i rajonit të Prishtinës, ka thënë se policia nuk ka gjetur asnjë mjet shpërthyes në veturë. “Rreth orës 16:00 është gjetur një veturë e lënë afër hotelit ‘Grand’. Ajo ka qenë e ndezur, e hapur dhe policisë i është dukur e dyshimtë pasi që brenda ka pasur edhe para të Republikës së Serbisë dhe një telefon, ndërsa shoferi nuk ka qenë brenda”, ka thënë Sijarina.

Image

Sipas tij, i dyshuari më pas është lokalizuar dhe nuk bëhet fjalë për ndonjë gjë të planifikuar. “Ne nuk kemi gjetur asgjë të dyshimtë në makinë. Shoferi është identifikuar. Ai e ka lënë makinën dhe ka shkuar në manastirin e Graçanicës. Ndërkohë ne kemi rënë në kontakt të vëllait të tij, i cili së bashku me një prift ka ardhur në stacionin e Policisë. Edhe shoferi tashmë është nisur në drejtim të Prishtinës”, ka konfirmuar nënkoloneli Sijarina.

Image

Ai ka sqaruar edhe situatën afër shkollës “Elena Gjika”, ku është gjetur një çantë e dyshimtë. “Afër shkollës ‘Elena Gjika’ është gjetur një çantë e dyshimtë. Policia e konfirmon që nuk ka pasur asgjë në atë çantë dhe nuk kemi pasur të bëjmë me mjete shpërthyese”, ka konfirmuar drejtori i rajonit të Prishtinës, Sijarina.

Pas ekzaminimit përfundimtar të veturës nga njësiti anti-bombë i Policisë së Kosovës, ajo është larguar nga ai lokacion. /Zeri/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura