Dyshimet për biografinë e gjyqtarit që akuzon për korrupsion në EULEX

Nov 17, 2017 | 7:48
SHPËRNDAJE

Një avokat i njohur pak në Britani u ngrit aq shumë në detyrë, sa u bë një nga gjykatësit më të fuqishëm të Kosovës, pavarësisht mungesës së kredencialeve për të shërbyer si gjykatës ndërkombëtar, sidomos duke pasur parasysh polemikat mbi postet e tija të mëparshme në Ballkanin Perëndimor.

avokati

Në një mënyrë të tillë nisë shkrimi hulumtues i Natalia Zaba i botuar në “see-whistleblowing.org” një platformë e përbërë nga më shumë se 30 organizata ndërkombëtare nga 13 vende të Evropës Juglindore që ka për qëllim luftimin e korrupsionit.

Bëhet fjalë për Malcolm Howard Simmons që ka dhënë një intervistë për gazetën franceze “Le Monde” duke akuzuar BE-në se kanë dërguar në Kosovë një mision politik e jo ligjor sikurse EULEX-i, në këtë shkrim thuhet se ai nuk ka të kaluar dhe aq të mirë, transmeton Insajderi.

Megjithëse gjyqtari më i fuqishëm në EULEX, Simmons nuk shërbeu kurrë si gjykatës në Angli apo Uells, bazuar në informacionet e Gjykatave në Mbretërinë e Bashkuar. Sipas një rregulloreje të OKB-së të vitit 2000,  gjykatësit ndërkombëtarë duhet të kenë së paku pesë vjet përvojë pune si gjykatës në vendet e tyre, përpara se të dërgohen në Kosovë.

Malcolm Howard Simmons ka vendosur mbi shumë raste kritike në Kosovë, Bosnjë e Hercegonivë gjatë një periudhe kohore prej 11 vitesh, edhe pse ai kurrë nuk është vendosur në ndonjë pozitë si gjyqtarë në vendin e tij Mbretëria e Bashkuar.

Përvoja dhe trajnimi thelbësorë janë zakonisht kushtpër të shërbyer si gjyqtarë ndërkombëtarë.

Sipas këtij shkrimi, pavarësisht nga mungesa e përvojës, Simmons ka shërbyer në shumë gjykata në Kosovë, përfshirë edhe Gjykatën Supreme si dhe në një gjykatë boshnjake për krime të luftës, sipas raportimeve të mediave dhe gjykatave në atë vend.
Por ai njihet më së shumti për rastin e Komandant Çeliku, Fatmir Limajt në vitin 2013, ku shërbente si kryetar i trupit gjykues në rastin “Kleçka” që konsiderohet nga Qendra për të Drejtën Humanitare si një prej gjykimeve më të rëndësishme të krimeve të luftës në Kosovë.

Simmons ishte edhe kryetar i Trupit Gjykues në Gjykatën Supreme të Kosovës dhe gjykoi çështje të krimeve të luftës që u trajtuan gjatë vitit 2015 dhe nxori vendime mbi çështje penale që përfshinin kontrabandën ilegale të emigrantëve brenda dhe jashtë Kosovës. Këto raste u gjykuan gjatë viteve 2013 dhe 2014.

Në vitin 2014, Simmons u emëruar kryetar i gjykatësve në misionin e BE-së për sundim të ligjit në Kosovë, EULEX. Ai u dërgua aty në vitin 2008 nga Zyra e Jashtme dhe ” Commonwealth Office (FCO)” në Britani. Ai dha dorëheqje këtë të enjte duke bërë akuza për korrupsion, teksa EULEX-i tha se ai “ishte duke u hetuar në lidhje me akuza serioze ndaj tij” që nga viti i kaluar.

EULEX i ka kushtuar BE-së 63 milionë euro në vit me mbi 800 punonjës. Por EULEX ka qenë burimi i disa skandaleve në vitet e fundit, duke përfshirë akuzat për ryshfet, korrupsion, fshehje të fakteve e deri tek hakmarrjet e ndryshme. Deklaratat e Simmons janë akuzat më të reja rreth EULEX-it./Insajderi.com/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura