Dyshimet/ Në lokal kishte klientë të tjerë që nuk u deklaruan nga policia?

Feb 5, 2016 | 8:26
SHPËRNDAJE

Në lokalin ku ndodhi masakra, që në Elbasan njihet me emrin “Rrapi i Gonit” dyshohet se nuk ishin vetëm 11 familjarë të mbledhur për të festuar ardhjen e djalit të Agron Çapjes, Arnoldit.

Lokali i masakres
Lokali i masakres

“Panorama” shkruan sot se aty mund të kenë qenë edhe më shumë njerëz, por emrat e tyre nuk u përmendën askund.

Policia shpërndau vetëm emrat e 3 të vrarëve, Agron Çapjes, Eno Bedallit, Ardit Sinakolli, dhe 8 të plagosurve.

Ndërsa të tjerët, që u shpëtuan plumbave, ende nuk dihen se kush janë. Ndoshta edhe pasi janë dëshmitarët kryesorë për Policinë.

12665790_10153781431673260_446120218_nSipas policisë katër atentatorët kanë qenë të kamufluar me veshje ushtrie dhe se kanë përdorur dy automjete.

Në momentin që ka ndodhur krimi, autorët kanë zbritur nga makinat e tyre, dy nga njëra dhe dy nga tjetra dhe kanë qëlluar me breshëri automatiku njëherazi në drejtim të 11 personave që ishin në lokalin në pronësi të familjes Çapja, duke lënë 3 persona të vdekur dhe 8 të plagosur rëndë.

Sakaq mësohet se në 3 armët automatike që janë gjetur pas krimit, ka nisur ekspertiza për ndonjë gjurmë gishtash të atentatorëve.

Elteva Delia 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura